Sporti

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e vikendit në Suop, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

02/10/2022 17:43
nga:L J

Në vikend starton sezoni pranveror i Superligës së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë delegimin e gjyqtarëve për pesë ndeshjet e javës së 19’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjyqtari kryesor në ndeshjen Ballkani – Dukagjini do të jetë Besf.ort Kasumi, i cili do të asistohet nga Besnik Morina e Elvis Bicaj, teksa gjyqtar i katërt është Lirim Jashari. Në VAR do të jenë Ilir Mehmeti dhe Fatlum Berisha.

Në ballafaqimin Drenica-Gjilani, gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Mentor Ajeti, që do të asistohet nga Granit Hyseni e Lumturije Muhadri. Gjyqtari i katërt do të jetë Isak Ceroviku, kurse në VAR janë Erdall Zasella e Bujar Selimaj.

Ballafaqimin mes Dritës e Feronikelit do ta gjykojë Alban Shala, që do të asistohet nga Visar Kelmendi e Tulant Ibërdemaj, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj. Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj e Imran Kabashi.

Visar Kastrati do ta ndajë drejtësinë në sfidën Malisheva-Prishtina. Fatmir Sekiraqa e Alban Ejupi do të jenë asistë, kurse Zasella gjyqtar i katërt. Lirim Jashari e Eridon Podvorica do të jenë në VAR.

Llapi – Ulpiana do të gjykohet nga Genc Nuza, i cili do të asistohet nga Fatulim Berisha e Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti. Në VAR do të jenë Alban Shala e Isak Ceroviku.

/GazetaBlic Sport