Skuadrat elitare të Kosovës, rikthehen në aksion të enjten më ndeshjet e xhiros së gjashtë.
Kjo mesjave për adhuruesit e futbollit tonë, sjellë disa superduele, ku spikat derbi mes Ballkanit dhe Dritës.
Ballafaqim interesant pritet edhe në përballjën e kryeqytetit mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re, derisa sfida të rëndësishme pritet të luhen edhe në ndeshjet Dukagjini-Llapi, Gjilani-Drenica dhe Malisheva-Ferizaj.
Janë deleguar gjyqtarët e këtyre takimeve, delegime të cilat mund t’i gjeni më poshtë:


