Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 34-të në nivelin elitar të futbollit kosovar.
Kjo xhiro e cila do të sjellë disa sfida tejet interesante mund të jetë përcaktuese për fatin e këtij kampionati, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.
Padyshim se kryendeshja e kësaj fundjave luhet në Gjilan, ku përballen rivalët e mëdhenj Gjilani dhe Drita.
Sfidë interesante dhe tejet e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani që po e ndjek në hap Dritën i bën ‘konak’ Llapit.
Janë deleguar gjyqtarët e ndeshjeve, atje ku shihet se gjyqtari, Mervan Bejtullahu nuk është deleguar fare tek asnjë ndeshje në këtë javë.
Ja delegimet e plota:



