Sporti

Delegimi i gjyqtarëve për xhiron e 30’të të Superligës së Kosovës

04/22/2021 16:07
nga:Lorik J

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 30’të e Superligës së Kosovës.

Tashmë jemi pranë fazës më të nxehtë të kampionatit, ku skuadrat mësojnë fatin e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Në kryendeshjen Drita – Prishtina, do të gjykojë Gramos Shala, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti.

Në ndeshjen tjetër derbi, mes Drenicës dhe Feronikelit do të gjykojë Selim Isufi, i ndihmuar nga asistentët Alban Ejupi dhe Bashkim Hyseni, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Në ndeshjen Ballkani – Gjilani, do të gjykojë Visar Kastrati, i cili do të asitohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj.

Në sfidën Llapi – Trepça 89′, gjyqtar kryesor do të jetë Besfort Kasumi, i cili do të asistohet Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Arben Halilaj.

Në ballafaqimin Arbëria – Besa, do të gjykojë Shpëtim Murtezi, i cili do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, kurse Lirim Jashari do të hetë Lirim Jashari.

/GazetaBlic Sport