Lajme

Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedime për armëpushim

02/12/2025 15:59
nga:G B

Është raportuar se një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për bisedime për armëpushimin.

Sipas raportimeve, grupi ka ka nisur takimet me zyrtarët egjiptianë për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Egjipti ka qenë një nga ndërmjetësit kryesorë në bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Është cituar një zyrtar i Hamasit i cili ka thënë se delegacioni “do të diskutojë mënyrat për t’i dhënë fund krizës aktuale dhe të sigurojë angazhimin për zbatimin e marrëveshjes”.