Lajme

Delegacioni i Gardës së Iowas pa nga afër kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në Istog

09/25/2024 19:33
nga:G B

Delegacioni nga Garda Kombëtare e Iowas e ka vizituar sot Komandën e Forcave Tokësore në Istog.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se delegacioni në kuadër të vizitës biseduan për të arriturat dhe planet e KFT-së, dhe së bashku nga afër panë kapacitetet e këmbësorisë.

Delegacioni nga Iowa e ShBA-së i kryesuar nga  zëvendëskomandanti i Gardës, gjeneral brigade William F. McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore, gjeneral brigade Stephanie Samenus, u pritën nga Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade  Hysen Dreshaj, stafi i KFT-së dhe Komandantët e Tri Regjimenteve të Këmbësorisë.