Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, që mund të kishte pasur një fund tragjik nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë.
Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se sherri ka ndodhur mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.
Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë.
Ora Neës, ka siguruar edhe videon nga momenti i ngjarjes, ku dëgjohen të bërtitura dhe fjalë banale.