Showtime

Del video e Bora Zemanit 17-vjeçe kur prezantohej në Top Channel. Nuk do ta njihni!

01/19/2022 23:08
nga:Donika Fetahu

Ed Manushi dhe Oriela Nebiaj ishin sonte të ftuar në “Goca dhe Gra”, për të folur për “Ëndërrtjerrësit”, emisionin më të ri që nis këtë të diel.

Dy moderatorët do të presin në shtëpi dhjetëra personazhe të ekranit, që punën e kanë nisur pikërisht në Top Channel. Figura të njohura, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, do të rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit.

Në “Goca dhe Gra”, Manushi kishte ardhur i përgatitur. Ai zbuloi disa nga momentet kur moderatoret e emisionit, Dalina, Rita, Armina dhe Fatma kanë qenë pjesë e emisioneve të ndryshme të Top Channel pata shumë vitesh.

Më pas, ai tregoi një video të Bora Zemanit, kur ka qenë velinë e emisionit “Fiks Fare”, që ndoshta pak e dinë. Bora, në video prezantohet si vajza 17-vjeçare, që ka shumë qejf të jetë në ekran.