Uncategorized

Del raporti i ekspertizës, këto janë shkaqet e djegies së veturës së deputetit Bajqinovci

06/01/2021 12:50
nga:Gazeta Blic

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton për raportin e ekspertizës për djegien e veturës së deputetit Mefail Bajqinovci, ndodhur më 22 shkurt 2021.

Lidhur me këtë rast, prokurorja e çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, me qëllim të sqarimit të rrethanave rreth këtij rasti. Me urdhër të njëjtës është bërë super ekspertizë rreth shkakut të zjarrit të automjetit në fjalë.

“Pas ekzaminimit të hollësishëm nga grupi i ekspertëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është konstatuar se deri te shpërthimi i zjarrit në këtë automjet ka ardhur si pasojë e defekteve në sistemin elektrik të furnizimit me rrymë elektrike. Problemet në sistemin elektrik kanë ardhur si pasojë e lidhjes së shkurtë izoluese të shtesës mbrojtëse të përçuesve (vjetërsia e kabllove elektrike)”, njofton prokuroria, transmeton Gazeta Express.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të banesës së tij, aty ku zakonisht e parkon veturën.