Nga Katari, Alessandro Del Piero ka dhënë një intervistë për disa media ndërkombëtare si Fox dhe ESPN, duke u ndalur te dëmtimi i Neymar dhe rreziku që ai të mos kthehet para përfundimit të Kupës së Botës.
“Unë me të vërtetë i uroj Neymar më të mirën, do të doja ta shihja përsëri në fushë”, tha fillimisht Del Piero.
“Miku im Neymar, nëse keni nevojë për kyçin e këmbës time, mua t’jua huazoj sepse thjesht do të doja të të shihja përsëri në fushë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Neymar u dëmtua në ndeshjen ndaj Serbisë, me ç’rast humbi ndeshjen ndaj Zvicrës dhe do të mungojë ndaj Kamerunit.
/GazetaBlic Sport