Sporti

Del Piero me fjalë të mëdha për Osimhen: Simbol i sulmuesit modern

05/06/2023 13:33
nga:Mergim Rreci

Alessandro del Piero, një figurë e madhe në historinë e futbollit italian, nuk kursehet duke lavdëruar Victor Osimhen, sulmuesin që e ndihmoi Napolin të fitonte titullin e parë në Serie A në 33 vjet.

“Çfarë mund të themi më shumë për të. Është simboli i sulmuesit modern. Ai arriti të evoluojë gjatë sezonit dhe ka karakteristika që unë i admiroj: guxim, vendosmëri dhe ambicie për të shënuar gola dhe për të bërë paraqitje të mira”, tha ish reprezentuesi italian, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk ka rëndësi nëse humb tre mundësi apo nëse shënon tre gola, sepse ndeshjen e radhës do ta fillojë me të njëjtën vendosmëri”, shtoi ai, duke supozuar se trajneri Luciano Spalletti kishte shumë ndikim në formën e mirë të nigerianit.

“Me të Napoli lufton për titull, pa të është më e vështirë. Mendoj se rëndësia e një lojtari që i bindi të gjithë është evidente”.

/GazetaBlic Sport/