Manchester City mundi Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Spanjë të mërkurën e ardhshme do të ketë një avantazh 4:3.
Ndeshja u komentua nga asi legjendar italian Alessandro Del Piero, i cili është i sigurt se në ndeshjen e kthimit mund të presim një futboll të shkëlqyer.
“Ndeshja ishte spektakolare, City shënoi katër gola dhe mund të shënonte tetë. Detajet bëjnë diferencën. Nga ana tjetër, madrilenët janë kampionë. Karim Benzema dhe Luka Modric janë lojtarë të mëdhenj. Ata do t’ju ndëshkojnë nëse bëni një gabim, – tha Del Pierro dhe vazhdoi:
“Gjëja është në mentalitetin e lojtarëve të Realit. E patë se çfarë bëri Benzema. Reali humbi 2-0, ai mori topin dhe vrapoi për të goditur nga këndi. Ishte një shenjë se Reali, pavarësisht gjithçkaje, është ende në lojë. Reali kishte pak fat, por nuk është rastësi. Kur ke lojtarë me karakter si Benzema, Modric, Toni Kroos… Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe ruajnë qetësinë kur është e vështirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


