Sporti

Del Piero lavdëron Francisco Conceicaon: “Ai mund të jetë i rrezikshëm nëse ka hapësirë”

10/07/2025 10:47
nga:Lorik J

Ish-lojtari i kombëtares italiane, Del Piero diskutoi situatën aktuale të Juventusit.

Alessandro Del Piero, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, foli për momentin e trajnerit të ri, i cili ka barazuar në pesë ndeshjet e fundit, tre për Serie A dhe dy për Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

“Nuk ka një lojtar të përshtatshëm në sulm për momentin. Juventusi ka treguar se është i mirë në pozicione të tjera, por sigurisht jo në sulm”, filloi ai duke thënë në një intervistë me Sky Calcio Club, duke veçuar Francisco Conceicao dhe Yildiz.

“Juventusi mund të përmirësohet nëse luan me intensitet të lartë dhe më vertikalisht, sepse ka lojtarë që duhet të shfrytëzohen në atë mënyrë. Francisco Conceicao dhe Yildiz mund të jenë të rrezikshëm nëse kanë hapësirë”, komentoi ai.

/GazetaBlic Sport