Sporti

Del Piero: “Kroos, Modric dhe Casemiro po turpërojnë kundërshtarërt, Champions League është gjithmonë shtëpia e tyre”

04/06/2021 23:57
nga:Lorik J

Alessandro Del Piero, ish lojtari i Juventusit dhe Italisë është mahnitur nga paraqitja e Real Madridit në takimin e sotëm ndaj Liverpoolit. 

Skuadra e Real Madridit ka fituar ndaj Liverpoolit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me rezultatin 3:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Alessandro Del Piero, nga studiot Sky Sport, foli për suksesin bindës të Real Madrid kundër Liverpool.

“Qetësia me të cilën Kroos, Modric dhe Casemiro mbajnë mesfushën, luajnë dhe rrezikojnë siç duan ata është e turpshme për kundërshtarët. Kroos ka bërë një pasim fantastik tek goli i Vinicius Junior. Ne e dimë se sa e veçantë është Liga e Kampionëve për Realin dhe ata janë të qetë në tokën evropiane. Reali ishte superior, edhe në fazën mbrojtëse e pashë mirë – ndërsa pashë që Liverpool kishte shumë probleme”, tha Del Piero.

/GazetaBlic Sport