Sporti

Del Piero del kundër gjyqtarit Calvarese: Na shpjego penalltinë e dytë që e akordove!

05/15/2021 20:22
nga:Mergim Rreci

Juventus ka triumfuar në derbin e mbrëmjes së sontme ndaj Inter.

“Zonja e Vjetër” mori një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic.

Ronaldo shënoi një gol, kurse Cuadrado dy të tjera për Juventusin. Në anën tjetër, Romelu Lukaku shënoi golin e parë për Interin, ndërsa i dyti ishte një autogol i Chiellinit.

Pas kësaj fitore Juventus ruan ende shpresat për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, polemika të mëdha ka në lidhje me penalltinë e dytë të akorduar nga gjyqtari i ndeshjes, Calvarese.

Legjenda e Juventusit, Del Piero e ka kontestuar atë, duke thënë se gjqytari duhet të tregojë se ku e pa atë penallti.

“Ndershmërisht Perisic nuk bën asgje. Është këmba e Cuadrados që shkon drejt tij. Do të ishte e bukur që Calvarese të vinte këtu dhe të na e shpjegonte pak”, tha Del Piero.