Lajme

Del para gjykatës vajza që ngacmonte profesorin, e pranon fajësinë

10/14/2021 15:56
nga:N M

Në degën e Gjykatës Themelore në Suharekë është mbajtur seanca fillestare për ish-nxënësen që akuzohet se po ngacmon profesorin e saj dhe i kërkoi lidhje dashurie.

E akuzuara e pranoi fajësinë, derisa nga gjykatësi, Lavdim Bajraktari, kjo u pranua si rrethanë lehtësuese, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, prokurori i rastit Ramadan Koro në lexim të aktakuzës tha se 21-vjeçarja përveç që e ndjek profesorin dhe i shkruan në rrjete sociale, ka tentuar edhe ta përqafojw pa dëshirën e tij.

Në këtë seancë, pas kërkesës së avokates, Ibadete Xhafa-Kuçi, u vendos që të thirret për konsultim psikologia klinike, Arife Veselaj.

Në këtë seancë të shqyrtimit fillestar mungoi profesori, për të cilin gjykatësi tha se nuk e ka arsyetuar mungesën.

Transportoi nxënësit në mënyrë të pasigurt, Policia e gjobit dhe i konfiskon automjetin