Marka japoneze ZGHYBD ka lëshuar një model syzesh dielli të pazakontë, nëse mund të quhen kështu, të cilat mbrojnë jo vetëm sytë tuaj nga rrezatimi ultraviolet i dëmshëm, por edhe hundën, gojën dhe pjesët e tjera të fytyrës.
Këto syze dielli, ose ndoshta më mirë të themi një maskë dielli, janë prej polikarbonati, janë shumë të qëndrueshme dhe nuk e humbasin formën e tyre pas shumë përdorimit.
Ato janë gjithashtu rezistente ndaj erës. Ky model i pazakontë japonez vendoset në fytyrë në të njëjtën mënyrë si syzet e diellit të zakonshëm, kjo është arsyeja pse ato nuk janë më pak të rehatshme për t’u mbajtur.