Showtime

Del në shitje pasaporta e Michael Jackson për vlerën marramendëse

10/20/2021 11:41
nga:Genita C

Michael Jackson konsiderohet si një nga artistët më të mirë në historinë e muzikës. Ai ndërroi jetë në vitin 2009 në shtëpinë e tij në Los Angelos.

E teksa ka kaluar më shumë se një dekadë që nga vdekja e tij tragjike, çdo gjë që ai ka lënë pas ka një vlerë të jashtëzakonshme.

Së fundmi është raportuar se pasaporta e humbur e artistit të ndjerë ka dalë në shitje për 75 mijë dollarë.

Ky dokument është në gjendje mjaft të mirë si dhe e plotësuar me të gjitha informatat personale si dhe katër fotografi të tij.

Kujtojmë se para pak muajsh, një gjykatës i Los Angeles ka vendosur të pushojë një proces gjyqësor për një prej akuzuesve të Michael Jackson.