Showtime

Del fotoja, Olta dhe Luizi nisin punën për filmin ku luajnë si burrë e grua

05/31/2023 21:13
nga:G C

Fituesi i ‘Big Brother VIP 2’ Luiz Ejlli dhe banorja Olta Gixhari, vijojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes.

Luizi së bashku me disa prej banorëve të ‘Big Brother VIP 2’ është përfolur se do të kenë një projekt tjetër gjigand, bëhet fjalë për një film.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram Luizi ka postuar një foto me Oltën. Të dy shihen me fleta skenari në duar, ndërkohë që këngëtari ka shkruar thjesht: Filloi!