Lajme

Del fotoja e 24-vjeçarit që humbi jetën në Bulqizë pak orë para ndërrimit të viteve

01/01/2023 12:03
nga:Gazeta Blic

Një aksident me fatalitet rrugor ka ndodhur mbrëmë në Bulqizë, ku humbi jetën 24-vjeçari Yllson Tasha. Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Tasha.

I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat punto’, kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ai ka rënë nga ura, nga një lartësi rreth 30 metra pasi humbi kontrollin e mjetit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.