Lajme

Del fotografia zyrtare, Osmani shihet duke folur me Scholz-in

10/06/2022 15:12
nga:G B

Krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit europian janë mbledhur në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Europian.

Pas përfundimit të takimit, i cili filloi nga ora 13:00, liderët realizuan fotografinë familjare të këtij samiti.

Në fotografinë zyrtare të publikuar shihet presidentja Osmani duke folur me kacelarin gjerman Olaf Scholz.

Komunitetit Politik Europian (EPC), ideator i së cilit është presidenti francez Emmanuel Macron, ka për  qëllim nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Europë.