Ballkani e ka zyrtarizuar sot transferimin e futbollistit, Lumardh Dellova.
23 vjeçari që u shpall kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar dhe nga dita e sotme do t’i mbrojë ngjyrat e Ballkanit.
Ai ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me skuadrën nga Suhareka.
Burime të GazetaBlic Sport kanë mësuar ekskluzivisht se ai do të fitojë një pagë prej 6 mijë euro në muaj, një pagë e majme në futbollin kosovar.

/GazetaBlic Sport/


