Lajme

“Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës”/ Murati: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati

03/25/2026 18:11
nga:G B

Ministri Hekuran Murati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dekreti i presidentes ishte në shkelje të Kushtetutës!

“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati që ua ka dhënë populli”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati që ua ka dhënë populli.

Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës!