Showtime

Deklaroi se nuk është në një lidhje, Semi revoltohet me Donaldin: Kujdes si flet

11/20/2021 17:58
nga:Gazeta Blic

Donaldi deklaroi mbasditen e sotme se është i lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës.

Ai u përpoq t’i tregonte banorëve se pa qartësuar disa gjëra nuk mund të shprehet se është në një lidhje.

Kjo gjë ka revoltuar edhe Semin, e cila u shpreh se deklarata është e tepërt sidomos pas puthjes romantike që ata të dy i dhanë njëri-tjetrit.

‘’Kjo përgjigje do të mërzisë atë personin që po të ndjek jashtë. Nuk mund të thuash që nuk jeni asgjë sepse ajo tjetra po të pret. Bëhet fjalë për një person që unë e kam shumë përzemër dhe për këtë arsye duhet të kemi më shumë kujdes’’,- tha ajo.