Lajme

Deklarohet shefi i Auditimit të ShSKUK-së- Djegia e veturave mund të lidhet me punën time!

10/07/2022 16:34
nga:Y I

Musa Vitia ka folur pasi iu dogj edhe vetura e dytë pas herës së parë më 19 gusht të këtij viti.

Vitia ka thënë se dyshon se kjo po i ndodh për shkak të punës së tij.

Ai ka deklaruar se nuk ka ndonjë person në të cilin mund të dyshoj konkretisht.

“Mund të jetë e lidhur me punën time. Tani për mua të gjithë janë të dyshuar. Nuk kam ndonjë dyshim konkret. Janë njoftuar Policia e Kosovës, ata janë duke u marr edhe me rastin e parë. Po pres që të zbardhen rastet, por jam shumë i shqetësuar”, ka dekaruar Vitia për Gazeta Shneta.

Vitia ushtron pozitën e shefit të Auditorit të Brendshëm që disa vite në SHSKUK.

Në dy vitet e fundit disa auditime të brendshme të kryera nga zyra e tij kanë përfunduar në organet e drejtësisë.

Digjet vetura e shefit të Auditimit në ShSKUK-së