Lajme

Deklarohet Policia: Njësia Speciale nuk është dërguar në veri të Mitrovicës

11/06/2022 22:02
nga:G B

Policia e Kosovës ka mohuar se Njësia Speciale e Policisë është përfshirë apo dërguar në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Referuar kërkesë suaj ju informojmë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në disa media”, ka thënë Kelani.

Më herët RTV Dukagjini publikoi pamje të autoblindave të Policisë, derisa tha se janë Njësia Speciale që janë vendosur në Jarinje./Gazeta Blic/

Autoblindat e Njësisë Speciale vendosen në pikën kufitare në Jarinjë (VIDEO)