Lajme

Deklarohet babai i të dashurës së Greenwood, këto janë fjalët e tij për sulmuesin e Manchester United

01/30/2022 17:29
nga:E K

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood është përfshirë në një skandal ku pretendohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Harriet Robson.

Babai i viktimës, Z.Robson në një intervistë për “Mail Sport” ka folur për ngjarjen që mori vëmëndjen e mediave gjatë ditës së sotme, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas tij vajza e tij nuk donte që të publikonte fotot, por telefoni i saj ishte i hakuar.

“Mora lajmin në ora 6 të mëngjesit, ishte e tmerrshme, si baba nuk do që gjëra të tilla t’i ndodhin vajzës suaj.Vajza ime më tregoi që telefoni i saj është hakuar, ajo nuk donte t’i nxirrte pamjet, ata janë shumë të dashuruar, por lidhja e tyre nuk ka shkuar shumë mirë kohëve të fundit”, tha babai i Harriet Robson.

/ GazetaBlic Sport/