Lajme

Deklarohen të pafajshëm Sveçla e tre deputetët tjerë të VV-së të akuzuar për gazin lotsjellës

03/26/2024 10:23
nga:G C

Në seancën gjyqësore të së hënës janë deklaruar të pafajshëm ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetët tjerë Vetëvendosjes (VV), Salih Zyba, Drita Millaku dhe Fitore Pacolli.

Në fillim të seancës gjyqësore, Gjyqtari ka vendosur se vepra e pengimit të personit zyrtar është jashtë kohës së parashkrimit.

Vepra penale jashtë kohës së parashikimit ndodh kur një gjyqtar ose organ gjyqësor vendos se një veprim ose ngjarje nuk është i dënuar sipas ligjit për shkak të kalimit të afatit të parashikuar për ndëshkimin e saj.

Megjithatë, seanca vazhdon të merret me akuzat për përdorimin e armëve apo mjetit të rrezikshëm.

Sveçla dhe deputetët e VV, Fitore Pacolli, Drita Millaku dhe Salih Zyba, janë akuzuar për të hedhur gaz lotsjellës në seancën e datës 21 mars 2018.