Lajme

Deklarohen nga QKUK-ja rreth gjendjes shëndetësore të policit të plagosur në Veri

12/09/2022 11:33
nga:Y I

Nga QKUK kanë dalë me një komunikatë për media në lidhje me gjendjen shëndetësore të pjestarit të Policisë së Kosovës i cili është plagosur mbrëmë në Veri raporton Gazeta Blic.

Njoftohet se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

“Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë” thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës sulmohet me armë të gjata në veri, lëndohet një polic