Lajme

Deklarohen nga QKUK-ja, kështu paraqitet gjendja e të plagosurve në Podujevë!

07/02/2026 14:53
nga:Y I

Katër persona të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Klanin e të gjithë të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Derisa, gjendja e tyre është e rëndë por stabile.

“Katër të plagosur janë pranuar mosha e mesme, janë ka kryhen ekzaminimet enebojshme. Për të katërtit është gjendja e rëndë por stabile edhe pse me plagë skllobedare”, tha drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla.