Lajme

Deklarohen nga QKUK: 23 vjeçarja e lënduar ndodhet në gjendje të rëndë

01/18/2024 14:51
nga:Y I

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës janë deklaruar rreth gjendjes shëndetësore së vajzës së re të cilës sot i ra kulmi tek objekti i komunës së re të Prishtinës.

Ata kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se gjendja e saj për momentin është stabile por e rëndë.

“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore.Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore. Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror” deklaroi zëdhënësi për media i QKUK-së për “Gazeta Blic”

LAJMI I FUNDIT: Bie kulmi i objektit të Komunës së re të Prishtinës, dyshohet për një person të lënduar