Presidentja Osmani nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” këshilltari për media në presidencë, Bekim Kupina.
Ai tha se Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore.
“Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes. Aty janë të ftuara qeveritë” tha Kupina për “Gazeta Blic”
Në Samit pritet të jetë pjesmarrës kryeministri Kurti, virtualisht, përmes një video-adresimi.
Kjo për shkak të agazhimeve që Kurti ka patur më herët.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi për media i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Më herët mediat në Shqipëri raportuan për pjesmarrjen e Osmanit në këtë samit.
/Gazeta Blic/
Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës


