Nga Policia e Kosovës janë deklaruar në lidhje me të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dardani.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha për “Gazeta Blic” se janë informuar rreth orës 20:00 në lidhje me ngjarjen.
Ahmeti theksoi se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.
Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë.Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.
Të shtëna me armë në Dardani, raportohet për të plagosur


