Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar takimin Kurti-Vuiçiq që pritet të mbahet nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Musliu-Shoshi tha se kryeministri Kurti është deklaruar pas takimit të 27 shkurtit se është i gatshëm të nënshkruaj ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se teknikisht nuk nevojitet nëshkrim.
“Z.Kurti e ka cekur në prononcim të 27 shkurtit që është i gatshëm të nënshkruaj, nëse një gjë e tille kërkohet. Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh deklarimin e Peter Stano i cili tha se teknikish nuk nevoitet nënshkrim në këtë marrevëshje”, deklaroi Musliu-Shoshi për “Gazeta Blic”

Ariana Musliu-Shoshi, PDK
Ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar ditë më parë se të shtunen në Ohër nuk pritet të ketë marrëveshje.
“Sot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashtu siç nuk është nënshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrfarë nënshkrimi. Jam 100% i bindur, më mbani për fjale”, tha Krasniqi.
Krasniqi deklaroi se nëse nënshkruhet plani nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb, PDK-ja nuk do të përkrah atë për shkak se pika e shtatë e tij ku flitet për Asociacionin do t’i jap autonomi komunave me shumicë serbe.
“Unë aspak nuk jam i bindur se marrëveshja do të realizohet dhe këtë dua ta themi hapur. Këtu esencialisht çka është duke u zhvilluar është një lojë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq se cili është djal i mirë në sytë e ndërkombëtarëve” deklaroi ditë më parë kryetari i PDK-së, raporton Gazeta Blic.


