Lajme

Deklarohen nga AKR rreth ‘Qeverisë së Unitetit’- ‘Propozim i mirëpritur por i pamundur’

06/12/2025 18:36
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur 15 pikat e Qeverisë së Unitetit.

Ky propozim vjen nga ky subjekt politik si zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik që ka kapluar vendin që nga 15 prilli i këtij viti, pasi nuk po arrihet formimi i institucioneve.

Në lidhje me këtë propozim të LDK-së kanë folur për “Gazeta Blic” nga Aleanca Kosovare e Re, AKR.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Vesel Makolli, tha se çdo propozim apo ide që jepet për daljen nga ngërçi institucional duhet të përshëndetet dhe shqyrtohet me detaje.

Por sipas Makollit pa ndërmjetësimin e SHBA-ve, është i pamundur.

“Çdo propozim ose ide qe ipet me qellim të daljes nga ky pozicion duhet të pershendetet nga partit parlamentare dhe duhet të shqyrtohet në detaje, duke u nisur nga maksima qe interesi i shtetit eshte mbi te gjitha, edhe mbi intereset partiake, individuale e klanore. Historia na meson qe daljen nga situatat bllokuese me formulen e unitetit, është arritur vetëm me ndërmjetesime nga miqtë tanë nderkombetar, gjegjesisht me ndermjetesimin(kembengulesine) e nunit tonë te pavaresise- SHBA-ve. Ky propozim dhe të ngjajshem për daljen nga kriza me marrëveshje uniteti për krijimin e institucioneve pa ndërmjetesimin e SHBA-ve, ne konstelacionin tonë të partivre politike është i pamundun me u realizuar -impossible” tha Makolli.

Sipas tij zgjidhja më e mirë për momentin është një marrëvehsje urgjente, PDK, LDK, AAK-NISMA.

“Zgjidhja me e mire për momentin është një marreveshje urgjente gjentellmene ne mes te PDK, LDK dhe AAK-NISMA, që ne total bëjnë 52 deputet, me mundesi reale qe t’ju bashkohen edhe dy apo tre nga Guxo, dhe qe me pakicat do t’i kishin mbi 62 numra, që janë te mjaftueshem per ta krijuar qeverine. Pas funksionimit te qeverise, kishte me pas edhe “rrjedhje” tjera te deputeteve ne koalicion, e cila me gjase kishte me mundesue tejkalimin e ngerçit eventual qe do te vinte per zgjedhjen e Presidentit/es vitin e ardhshem. Nese opozita kishte me e qit interesin e Kosoves mbi te gjitha, dhe me arritur kete marreveshje, ne afat prej maksimum nje muaji do te zgjidheshin institucionet, dhe do te vazhdohej puna institucionale per shtyerjen e proceseve perpara drejte finalizimit te shtetesise sone” tha Makolli.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Makolli, tha se kjo që po ndodh reth formimit te institucioneve është më shume se ngerç politik, është një bllokad institucionale.

“Kjo që po ndodh rreth formimit te institucioneve është më shume se ngerç politik, është nje bllokad institucionale, ku përpos Presidences të tjerat institucione janë në bllokad totale e cila rrezikon edhe shtetesinë tonë. Po ashtu është brengosese heshtja dhe mos-perfshirja e Ambasades se SHBA-se në ketë proces, për dallim nga situatat e ngjashme në te kaluaren kur kane ndihmuar ne tejkalimin e krizave.Te mbetet vendi pa institucione për shkak të inateve dhe interesave personale apo partiake është më shume sesa krizë politike, eshte non- sens i rrezikshem” tha Makolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Vesel Makolli, AKR

/Gazeta Blic/

Programi 15 pikësh i LDK-së për Qeverinë e Unitetit