Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka filluar mbledhjen.
Besnik Tahiri nga AAK-ja ka bërë me dije se në kudër të Projektligjit për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, do të ketë ndryshime pozitive.
“Deklarimi i pasurisë do të bëhet në formë elektronike, nuk do të ketë nevojë për fizikisht, asamblistët nuk do të kenë më nevojë, do të ketë kontroll të plotë periodikisht, nuk do të ketë më short, është larguar nga deklarimi, por të rregullt, nga presidenti e deri tek zyrtari i fundit., Do të rritet transparenca”, tha Tahiri.
Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar propozimet që janë ardhur së fundit në ndryshimet për ligjet. Sipas tij nuk është serioze në këtë formë të vijën amendamente.
Edhe deputeti Hajdar Beqa, tha se i përkrahin amendamentet.
Kurse deputetja nga VV, Doarsa Kica, kërkoi sqarime rreth të dhënave që do të publikohen në AKK.
Adnan Rrustemi nga VV-ja, tha parandalimi është më ideal se sa luftimi i korrupsionit. “Duhet të angazhohemi të mos e lejomë të ndodh korrupsioni, padyshim se duhet ë luftohet kurse në rrugë e sipër të intervenojmë ta luftojmë e të mos e lejojmë të ndodh korrupsioni”, tha ai.


