Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut, ka reaguar në mënyrë skandaloze rreth videos së nënës së Ramush Haradinaj, e cila duke i përmendur djemtë e saj dëshmorë e bëri me lot edhe liderin e AAK-së, duke aluduar se Haradinaj e keqpërdori mërzinë dhe lotët e nënës së tij për fushatë.
Për këtë ka reaguar Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi. Ky i fundit ka thënë se duhet të ketë kufi edhe servilizmi ndaj liderit të partisë, dhe se, duhet të ketë së paku dinjitet dhe respekt ndaj një nënë që ka jep dy dëshmorë për vendin.
Postimi:
Po i keqpërdor lotët e nanës për fushatë.
Dhe pak ditë keni me eskalu duke deklaru se edhe vllëzërit e Ramush Haradinaj nuk kanë luftu dhe nuk kanë rënë pêr çlirimin e Kosovës, por për fushatë.
Edhe politika, edhe piskamat për pushtet, dhe servilizmi ndaj liderit të partisë duhet me pas një kufi.
Duhet deri në një masë me pas se paku dinjitet dhe respekt ndaj nje nane qe ia ka jep dy deshmore ketij vendi dhe tre luftetare te lirise.
Nana Ruke e ka zemren e madhe dhe shpirtin e paster si loti, dhe me siguri i fal keta politikane qe jane verberuar nga inatet politike.

