Lajme

Deklaratë e ashpër e Haradinajt: Klika e Kurtit dhe vet ai, janë kriminelë

07/11/2024 21:40
nga:G C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kriminel kryeministrin Albin Kurti dhe “klikën e tij”.

“Ne na ka pengu Kurti me qenë të pavarur nga krizat energjetike”, u shpreh Haradinaj sonte në Pressing në T7.

“Ky është i poshtër, ky i poshtër ka bë krim. Krim energjetik i ka bërë Kosovës, krim politik, krim të sigurisë se energjia nuk është vetëm para, energjia është siguri. Për energji bëhen luftërat sot, për burime të energjisë, për furnizim të energjisë”, tha Haradinaj për Kurtin, transmeton Express.

“Kurtit ja kom lexu herët agjendat, ky nuk i shërben Kosovës, nuk i shërben agjendës sonë Euro-Atlantike”, tha tutje Haradinaj.