Lajme

Deklaratat për veteranët, Tahiri: Kurti ta shkarkojë Hekuran Muratin

07/01/2022 14:24
nga:N M

Abelard Tahiri shef i Grupit Parlamentar të PDK=së, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkarkimin e Hekuran Mukatit, për shkak të qëndrimit të tij ndaj veteranëve në vitin 2016 e tutje, raporton Gazeta Blic.

Tahiri ka thënë se deklaratat e Murati janë fyese, skadaloze dhe të papranueshme.

“Deklarata e Muratit janë skandaloze, heshtja e kryeministrit karshi këtyre deklaratave e papranueshëm. Ne e shohim që këtu tashmë ka një agjendë .. ne kemi pasur një debat shumë të ashpër për mospërfshirjen e veteranëve, pensionit tyre me pagën minimale, pra duket që këtu kemi agjend të Muratit që ka një kundërshtim të madh ndaj kësaj kategorie kaq të ndjeshme’, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta shkarkojë Hekuran Muratin.

“Ne kërkojmë kryeministrit se ka të bëjë me një ministër të financave totalisht të paaftë që vjen me ofednu dhe fy deputet e opozitës dhe fyerjet e tij ndaj veteranëve janë të papranueshme dhe se kryeministrit duhet ta largoj nga ky pozicion, besomëni se e shliron edhe vetën e vet sepse është një ministër i paaftë”, tha ai