Lajme

Deklaratat e Sveçlës e Kurtit për FIT/ Musliu: Tendencë për ta shkatërruar institucionin e Policisë

11/02/2023 08:19
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se qeveria duhet të jetë shumë antikombëtare për t’i sjellë këta djem e vajza në këtë derexhe, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se deklaratat e Sveçlës dhe Kurtit janë tendencë për të shkatërruar institucionin e policisë së Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Duhet me qenë një qeveri shumë antikombëtare per mi pru këta djem e vajza në këtë deregje.

Deklaratat e Sveçles dhe të Kurtit janë tendencë për të shkatërruar institucionin e policisë së Kosovës.

#mepolicinëekosovës #kosovopolice #mekosoven