Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se ministri rus Lavrov di se ku t’i prekë ballkanasit, derisa dje foli për Open Balkan, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse do të kishim marrë vendime sipas deklaratave të politikanëve rusë, sot ende do të ishim duke recituar Krvava Bajkën.
Postimi i tij i plotë:
Ministri rus përveç shumë gjërash, dje komentoi edhe për Open Ballkan.
Duke qenë një politikan me përvojë të gjatë, Lavrov di ku t’i prek ballkanasit.
Nuk është çudi që pati reagime e vetëkënaqësi nga disa që përtej emrit të nismës, nuk kanë marrë mundin ta lexojnë as edhe një germë të vetme të Open Ballkan.
Atyre do të doja të ua rikujtoj, se nëse ne do t’i kishim marrë vendimet sipas deklaratave të politikanëve rusë, sot ende do të ishim duke recituar Krvava Bajkën.