Lajme

‘Deklaratat e Kurtit për Trump’, deputetja e VV-së: Nuk ndryshojnë raportet Kosovë-SHBA, miqësia jonë e përjetshme!

07/17/2024 12:39
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë në vazhdimësi kritik ndaj ish-presidentit, Donald Trump, dhe ish-emisarit, Richard Grenell.

Së fundi i njëjti pati një deklaratë të fortë ku tha se “me kthimin e presidentit Trump ka njëfarë stresi dhe ankth në të gjithë kontinentin, e as Kosova nuk është ndryshe”.

Por, kandidati republikan Trump po shihet si pretendent kryesor për të ardhur sërish në krye të ‘Shtëpisë së Bardhë’.

Nga Lëvizja Vetëvendosje po thonë se ardhja e tij në pushtet nuk pritet t’i luhasë raportet Kosovë-SHBA.

Deputetja e pozitës, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, tha se miqësia me SHBA-të është afatgjatë dhe se lidhja me Amerikën është e përjetshme.

“Nuk besoj, sepse miqësia jonë dhe strategjia është afatgjatë qoftë politike apo ushtarake. Lidhjen me Amerikën e kemi të përjetshme dhe të përhershme ashtu siç e ka cek edhe kryeminsitri. Asgjë nuk e rrezikon miqësinë tonë të përhershme dhe marrëveshjet që i kemi bilaterale. Bashkëpunimi është qoftë në fushën e ekonomisë po ashtu edhe të suhtrisë. Së fundmi e patëm lançimin e platformës për diasporën për garantim të kredive në bashkëpunim me USAID” tha shkurt Tishukaj-Sadiku për “Gazeta Blic”.


LVV
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, derisa po fliste në margjinat e sesionit të Institutit ODI për çështjet globale në Londër, tha se “me kthimin e presidentit Trump ka njëfarë stresi dhe ankth në të gjithë kontinentin, e as Kosova nuk është ndryshe”.

Kurti tha se rikthimi i mundshëm i Trumpit në pushtet i streson liderët evropianë për shkak të prirjes së ish-presidentit amerikan për ndryshime të egra dhe të papritura të politikave.

“Nuk është se mund të ndodhë diçka e keqe, por ekziston frika për diçka të panjohur. Çfarë do të bëjnë ata (v.j. SHBA-ja) dhe si do ta mendojnë, si një urgjencë e caktuar mund ta rrëmbejë të gjithë agjendën – kjo është ajo për të cilën shqetësohen më shumë njerëzit” deklaroi Kurti.

/Gazeta Blic/

 

Evropa në ankth për kthimin e mundshëm të Trumpit, thotë Kurti

Evropa në ankth për kthimin e mundshëm të Trumpit, thotë Kurti