“Unë vlerësoj që BE-ja nuk munden, dhe njëjtë ka thënë edhe një analist gjerman para disa ditësh, sepse nuk është e aftë të ofrojë siguri, arsyet dihen. Nuk ka vullnet politik, ka shumë jounitet në bllok, dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letër kur vjen puna te siguria.” – u shpreh shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwartz, raporton GazetaBlic.
Escobar i reagon Gërvallës: Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar i ka reaguar Kryediplomates së Kosovës Donika Gervalla -Shwarz e cila goditi BE’në duke quajtur të paaftë për të ofruar siguri për rajonin.
Escobar ka thënë se i vjen keq që duhet të dalloj me minsitren Gërvalla, duke shtuar se çdo gjë pozitive i ka ndodhur rajonit si rezultat i bashkëpunimit SHBA dhe BE.
“Më vjen keq, që dua të dalloj këtu me kolegen time nga Kosova, por çdo gjë pozitive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është arritur me bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE. Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë për rajonin” ka theksuar diplomati amerikan
Lajçak- Gërvallës: Është ëndrra e secilit shtet që troket për anëtarësim
Ndaj deklaratës së Ministres së Jashtme Donika Gërvallës të bërë sot në Forumin e Dubrovnikut për Bashkimin Europian duke thënë se ky union është tigër prej letre dhe nuk mund të ofrojë siguri pa ndihmën e SHBA’së dhe NATO’s ka reguar edhe emisari i BE -së Miroslav Lajcak.
“Gjëja e parë që dua të them ësgtë se BE është larg të qenurit perfekte, por është më e mira që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka bashkim tjetër shtetesh në këtë planet qe ka sjellë stabiltet politik, prosperitet ekonomik, kohezion social më të madh dhe respekt për të drejtat e njeriut. Kështu që mendoj se hyrja në BE është arritje dhe endërr e vendeve që trokasin në dyert e BE’së” ka thënë Lajçak.
Reagimet e opozitës:
Shprehja “tigër prej letre” që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përmendi të shtunën në Forumin e Dubrovnikut referuar Bashkimit Evropian në aspektin e sigurisë, ka ngjallur reagime të shumta.
Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke i quajtur papërgjegjësi “e përzier me megalomania dhe injorancë”.
“Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare. Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megalomani dhe injorancë. Zatën, këto të tria rëndom shkojnë bashkë. Sa për referencë, ‘tigër prej letre’ i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”, ka shkruar ajo në Facebook.
E zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Gërvalla “e zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele”, ka marrë përgjigjen e duhur nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
“Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e krye diplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schëarz!?”.
“Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!? E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar”, ka shkruar Halimi në Facebook.
Ndaj deklarimeve të Gërvallës ka reaguar edhe ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka pyetur se “nëse BE-ja pa SHBA-në është tigër prej letre çka është Kosova pa BE-në e SHBA-në?”.
Interesant si Gërvalla thotë se BE pa ShBA është tigër prej letre.
Nqs BE pa ShBA është tigër prej letre çka është Kosova pa BE e ShBA? Cila kafshë dhe prej çfarë materiali?
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) July 8, 2023
Por, kjo nuk është hera e parë që Gërvalla ka një qasje të tillë drejt perëndimit.
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, në konferencën e para dy javeve bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dha një deklarim të çuditshëm duke folur rreth njohjes së Kosovës.
Gërvalla ka vlerësuar se nuk ka pasur entuziazëm as më herët për këtë çështje.
“Jemi përpjekur me të gjitha mënyrat tona, dhe do të vazhdojmë me këmbëngulje së bashku me partnerët tanë për të gjetur rrugët për të realizuar njohje të reja. Edhe ashtu s’ka pasur ndonjë entuziazëm se kushedi se çka, dhe nuk është habi që ky entuziazëm nuk do të jetë prezent as gjatë debateve dhe diskutimeve që i kemi gjatë këtyre ditëve.” – tha Gërvalla.
Gërvalla e kritikoi BE-në edhe për mungesë të identitetit dhe të unitetit.
Në një intervistë për Transmetuesin Publik Estonez “Eesti Rahvusringhääling”, ajo shtoi se nuk e di as sa është serioz Bashkimi Evropian.
E pyetur se kur beson që Kosova anëtarësohet në BE, Gërvalla tha se “kjo është një pyetje e vështirë, sepse ne nuk e dimë se sa seriozisht po flet Bashkimi Evropian për integrimin e Ballkanit Perëndimor”.
“Nëse është e mundur, Kosova sigurisht që do të marrë pjesë në këtë proces, por dyshoj shumë se Bashkimi Evropian është i gatshëm për këtë. Vetë Bashkimi Evropian është në kërkim të identitetit dhe unitetit”.
Gabimet në reagime me shkrim:
Krahas huqjeve me përdorimin e gabuar flamujve, etiketimin e personave të gabuar në postimet e saja, Gërvalla shpesh ka bërë gabime edhe drejtshkrimore, siç ka bërë për 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.
Gërvalla në postimin e parë ka shkruar fjalën “ob”, fjalë kjo që nuk ka kuptim në shkrimin që ajo ka bërë në Twitter.
“9/11 was not only an attack on America. It ëas an attack on all of us, ob our ëay of life”, shkruhej ndër të tjera në postimin e parë të Gërvallës.
Mirëpo, disa minuta më pas ajo ka vërejtur gabimin e saj dhe ka fshirë postimin, për ta rishkruar dhe rregulluar gabimet drejtshkrimore.

Gërvalla në postimin e dytë fjalën “ob” e ka zëvendësuar me fjalën “against”.
“11 shtatori nuk ishte vetëm një sulm ndaj Amerikës. Ishte një sulm ndaj të gjithëve ne, kundër mënyrës sonë të jetesës. Ne nderojmë të gjithë viktimat dhe heronjtë. Ne duhet të mbrojmë paqen dhe lirinë kundër terrorit. Ne qëndrojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë, ne qëndrojmë kundër terrorizmit”, ka shkruar ajo në postimin e dytë në Twitter.

Kujtojmë se edhe para dy vitesh, Gërvalla në një mesazh ku ka ngushëlluar familjet e viktimave në Spitalin e Tetovës , në vend se t’ia bënte “tagg” ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani, ia ka bërë “tagg” një personi krejt tjetër.
Kurse, të duke ia uruar Ditën e Pavarësisë, Andorrës, kishte ngatërruar flamurin duke e vendosur atë të Moldavisë.

Gërvalla kishte edhe dhënë një arsyetim për këto gabime. Ajo deklaroi se të gjitha huqjet i merr si komplimente teksa nuk ka kritika në politikën e jashtme të Kosovës.
“Më lejoni ta them këtë se kjo është një kompliment i madh për punën time ku mediat merren me pikat dhe presjet e mija. Nëse kritikat bazohen vetëm në lëshime të vogla teknike dhe jo në gabime të mëdha për vendin – e kuptoj njëkohësisht si kompliment të punës tonë shumë serioze në ngritjen e politikës së jashtme të Kosovës”.
“Huqja e flamurit është një huqje teknike dhe për gabime të tilla jemi duke punuar por rëndësi ka që nuk ka huqje në politika fundamentale të jashtme të Kosovës”, kishte thënë Gërvalla./GazetaBlic/


