Lajme

Deklaratat e Abazit ‘trondisin’ VV-në, a po paralajmërohen largime si në 2018???

02/16/2023 13:23
nga:Y I

Pas largimeve të bujshme të vitit 2018, ku shumë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje ‘braktisën’ këtë subjekt politik duke formuar PSD-në, përçarje në sfond po duken edhe tani.

Deputeti më kritik i këtij subjekti politik, Haki Abazi, pas pakënaqësive dhe kritikave të shprehura deri tani, sot ka lëshuar deklarata ‘bombastike’ kundrejt disa zyrtarëve të LVV-së.

Pakënaqësi me subjektin që përfaqësojnë, për tema të caktuara, kanë shprehur më herët edhe deputetët Eman Rrahmani, Visar Korenica e Gramoz Agusholli.

Por çfarë po ndodh tani, pse po ndodhin përçarjet në LVV dhe a priten largime të reja?

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, tha se mungesa e vlerësimit të punës së deputetëve si dhe  mungesa e debatit të brendshëm ka bërë që të ketë pakënaqësi të mëdha.

Jashari tha se VV-ja është e dëshmuar se nuk i pranon qëndrimet ndryshe.

“Mungesa e debatit të brendëshem në VV, mbivendosja e autoriteteve brenda struktures partiake, për të dirigjuar qendrimet e deputetëve në formë rrobotike, mungesa e vlerësimit të punës së deputetëve dhe përjashtimet e figurave të ndryshme brenda VV-së, në garën e brendëshme zgjedhore ka bërë që pakënaqësit të akumulohen dhe patjetër që do të shpërfaqen një ditë.Lëvizja Vetëvendosje është e dëshmuar që nuk pranon qendrimet ndryshe nga lideri dhe që të gjithë janë në shërbim vetëm të tij”, thotë ai.

Tutje, Jashari tha se ka edhe deputetë të tjerë nga ky subjekt politik që kanë patur pakënaqësi me VV-në por presin rastin e përshtatshëm ta kundërshtojnë dhe pastaj të largohen.

“Rastet e ndarjeve të zyrtarëve të lartë nga partia Vetëvendosje tashmë janë bërë normale. Rasti i largimit të grupit të deputetëve që më vonë kaluan në PSD tregojnë se kushdo që nuk bindet verbërisht do të izolohet fillimisht, e pastaj edhe largohet. Ka edhe shumë të tjerë brenda grupit të VV-së që kanë shfaqur pakënaqësi me vendimmarrjen e VV-së, por presin rastin e përshtatshëm që të kundërshtojnë apo edhe të dalin nga VV. Përndryshe, akuzat për fshehjen e provave të vjedhjës së mostrave të Astrit Deharit, duhet të merren shumë seriozisht nga prokuroria duke ftuar z.Abazin që të dëshmoj për njohurit e tij rreth këtij rasti”, tha Jashari për “Gazeta Blic”

Analisti politik, Arton Demhasaj duke komentuar deklaratat e dhëna sot nga deputeti Haki Abazi, tha se përçarja mes tij dhe LVV-së është e hershme.

Demahasaj theksoi se raportet mes tyre janë tensionuar që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Nuk mendoj se është e sotme përçarja mes Haki Abazit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ka patur një marrdhënie të tendosur  në mes të deputetit Haki Abazi dhe LVV, kjo ka ardhë duke u rrit pastaj edhe përmes konferencave që zoti Abazi ka dal dhe ka mbajt qëndrime pak më ndryshe se sa partia për tema të ndryshme. Kjo ka kulmu me kërkesën që zoti Abazi të largohet nga funksionet që i mban në Kuvendin e Kosovës” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”

Tutje, Demhasaj i ka cilësuar shqetësuese akuzat e ngritura sot nga Abazi për rastin Dehari.

“Unë mendoj se akuzat që janë ngrit sot nga zoti Abazi janë shqetësuese sepse përmendi që një pjesë të madhe të pushtetit e udhëheq një person e cila nuk ka qenë fare në zgjedhje dhe nuk mban fare funksion si Dejona Mihali. Çështja tjetër që u përmend për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit është tepër shqetësuese, sepse rasti Dehari është një njollë e zezë në shoqërinë tonë që akoma nuk ka arrit me u zbardh dhe kur ngriten shqetësime të tilla që mostrat e tij janë zhduk qëllimisht nga dikush mendoj që Prokuroria duhet sa më shpejt me u aktivizu dhe me iintervistu njerzit që janë përmend dhe me nxjerr një të vërtetë  në publik sepse është rast tepër i ndjeshëm” deklaroi Demhasaj për “Gazeta Blic”

Pas deklaratave të Abazit dhe akuzave të tij për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se i kanë dhënë deklaratat në institucionet e Koosvës për ngjarjen në fjalë.

“Unë dhe zëdhënësi im kemi dhënë deklaratat për institucionet e Kosovës për të gjitha informacionet që i kemi” tha Haxhiu, raporton “Gazeta Blic”

Më poshtë ndiqni përgjigjen e plotë të Albulena Haxhiut :

Pas deklaratave të Abazit deputetët e LVV-së dhe kryeminsitri Kurti janë parë tepër të nervozuar në seancën plenare.

Abazi edhe më herët ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si funksionon Lëvizja Vetëvendosje.

Megjithëse i njëjti ka qenë kritik me subjektin që përfaqëson, ai ka mohuar largimin nga Grupi Parlamentar i VV-së.

Kujtomë se Abazi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Kurti 1.

/Gazeta Blic/

Haki Abazi: Audioinçizimet brenda VV-së flasin për ato se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari

Akuzat e Haki Abazit ndaj Ministres Haxhiu, kjo është përgjigjia e saj për zhdukjen e provave të rastit Dehari