Lajme

Deklaratat e 4 turistëve çekë që u ndaluan në uzinën e Poliçanit

08/21/2022 19:37
nga:Q R

Pas rastit të Gramshit, një tjetër episod i ngjashëm është regjistruar edhe në uzinën ushtarake në Poliçan. Rreth orës 08:40 të mëngjesit të së dielës, tek një nga tunelet janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Ndërkohë rreth 4 orë më vonë, në një distancë prej 1.5 kilometrash, jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetasve të kombësisë Çeke, bashkëjetuese të dy të ndaluarve brenda uzinës.

Nga verifikimet e policisë, dy çekeve u është gjetur një aparat fotografik.

Katër shtetasit çekë fillimisht janë mbajtur të arrestuar në hyrje të tuneleve.

Më pas ata janë dërguar në policinë e Beratit, për t’u marrë në pyetje lidhur me arsyet e hyrjes pa autorizim në zonën ushtarake.

Nga pyetja paraprake që oficerët e policisë u kanë bërë shtetasve cekë, ata kanë deklaruar se janë turistë dhe po bënin foto, ndërsa humbën rrugën dhe u futën brenda në tunel.