Aktori i njohur amerikan, James Franco, ka shokuar të gjithë me një deklaratë që bëri.
Për “The Jess Cagle Podcast” në SiriusXM, aktori tha se teksa jepte mësim, “flinte me studentet dhe kjo ishte e gabuar”. Ndërkohë Franco, tha se nuk e kishte krijuar shkollën për ti joshur gratë ose ndonjë qëllim seksual, përcjell GazetaBlic.
“Unë mendoja në atë kohë se nëse ishin dakord të dyja palët, ishte në rregull.Në atë kohë nuk isha i qartë”, u shpreh aktori sa i përket ‘raporteve’ që ka pasur gjatë asaj kohe.Këtë deklaratë ai e tha për herë të parë, gjithashtu James shtoi se ishte shëruar nga varësia ndaj seksit që prej vitit 2016 dhe kishte “bërë shumë punë” pas akuzave, që u raportuan se pesë gra e kishin akuzuar aktorin për sjellje të cilat ato i konsideronin të papërshtatshme./GazetaBlic/


