Lajme

Deklarata e Stanos/ Arifi: Normalizimi i raporteve nuk ndodhë pa njohje reciproke

07/01/2024 21:39
nga:G B

Njohja është larg, qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kështu ka deklaruar sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, derisa nesër në Bruksel do të takohen kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq.

Lidhur me këtë, ish kryenegociatori i dialogut, Avni Arifi, thotë se normalizimi i raporteve nuk do të ndodhë pa njohje reciproke.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se me normalizimin që po e quan BE rrezikohet paqja dhe stabiliteti në Ballkan.

“Normalizimi i raporteve pa njohje reciproke nuk do të ndodhë. Përkundrazi, me këtë normalizim që po e quan BE, rrezikohet seriozisht paqja dhe stabiliteti në Ballkan”, shprehet Arifi.

Sipas tij, vetëm diskutimet për marrëveshje përfundimtare mund t’i japin fund procesit të normalizimit të raporteve mes dyja vendeve.

“Çdo ndërmjetësues që do të vie pavarësisht i cilit vend është dhe tenton që me zgjidhje parciale do të rregullojë raportet Kosovë-Serbi, do të dështojë. Vetëm diskutimet për marrëveshje përfundimtare munden t’i japin fund procesit të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi”, deklaron Avni Arifi./Gazeta Blic/