Lajme

Shkodra për deklaratën e Sveçlës: E panevojshme!

07/01/2024 14:02
nga:N K

Ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, deklaratën e ministrit Sveçla për Vuçiqin e cilëson si të panevojshme.

Shkodra në një prononcim për GazetaBlic thotë se, me deklarata të tilla, iu shtohet pesha posterave që u vendosen ditën e djeshme.

“Deklaratë e panevojshme nga një ministër, e cila po i jep peshë të madhe disa posterave të që kanë për qëllim provokimin e insititucioneve të Kosovës, me çka une mendoj që s’duhet dhënë kaq shumë rëndësi nga kabineti qeveritarë. Duhet hetuar rasti dhe duhet marrë veprime ligjore nga institucionet e vendit, deklarimi i ministrave për gjëra te tilla shton peshën atyre lloje të veprimeve, të cilat kanë pikërisht atë qëllim, nga ata që i kanë vendosur”, përfundoi Shkodra për GazetaBlic.

Humolli pas deklaratës së Sveçlës për Vuçiqin: Ministri të jetë parimor, të arrestojë edhe ata që flasin me presidentin serb

Xhelal Sveçla thotë se do ta fusin në burg Presidentit serb, nëse guxon të futet pa leje në Kosovë

Nsryshe, Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla dje ka reaguar pasi disa posterë dedikuar Vuçiqit janë shfaqur në Veri të Kosovës.“Komandanti suprem, po të presim”, thuhet në posterë.

Sveçla ka thënë se nëse Vuçiqi është nisur pa kërkesë në Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporiasporës (MPJD) do të arrestohet dhe do të dërgohet aty ku i ka “disa miq të tij”.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij.”thuhet në njoftimin e Sveçlës.

/GazetaBlic/