Lajme

Deklarata e Kurtit për buxhetin, Çitaku: Skandaloze, kërcënoi hapur qytetarët!

11/01/2025 22:04
nga:Y I

Më herët, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ai s’i jep paratë e buxhetit “për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin”.

“Ju e dini unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë dhe nuk duan punën, e as ata që dinë e duan vjedhjen’’, ka thënë Kurti mes tjerash.

Për këtë ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës. E njëjta e ka cilësuar si skandaloze deklaratën e Kurtit, duke shtuar se ky i fundit ka ‘’kërcënuar hapur’’ qytetarët e vendit.

Çitaku ka shtuar se megjithatë, deklarata e Kurtit nuk e ka befasuar atë, pasi që, siç ka shtuar ajo, Kurti ka qeverisur kësisoj prej ditës së parë.

Postimi i plotë: