Lajme

“Deklarata e Konjufcës vjen me një sinjal për mbështetësit e VV’së”

12/28/2023 17:44
nga:G C

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar pro zgjedhjeve të parakohshme, atëherë kanë kuptuar që duhet të implemtojnë atë për çka janë dakorduar.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, me implemetimin e ‘Zajednicës’ do të dëmtohet edhe imazhi i kësaj partie.

“Kërkimi i zgjedhjeve të parakohshmë nga Konjufca, pikërisht ka të bëjë me atë që VV’ja pasi e ka kuptuar që duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet në terësi, sidomos ‘Zajednica’, do të ishte një kthim mbrapa dhe një dëmtim i imazhit të kësaj partie”, Arifi.

“Për ta do të ishte më e logjikshme që njëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe pas këtyre zgjedhjeve do të mund të implementohej Asociacioni dhe marrëveshja franko-gjermane pa dëmtim të imazhit dhe legjitimitetit të VV’së”, shtoi ai.

Sipas Arifit, deklarata e Konjufcës është edhe një sinjal për votuesit e VV’së.

“Kjo do të ishte arsyeja më e logjikshme pse po kërkojnë me kaq vrull zgjedhje të parakohshme. Ky është një sinjal për t’i treguar edhe votuesve të VV’së që kinse janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje dhe nuk do ta zbatojnë Asociacionin”, tha Arifi për GazetaBlic.

VV pro zgjedhjeve të parakohshme/ Humolli: Ka shkelur premtimet, i ka vënë në lajthitje votuesit – është dorëzuar para miqve të Serbisë

Konjufca deklarohet pro zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë